SHBA reagon pas mos heqjes së tarifës ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 marsi ishte data kur kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqjen e tarifës në lëndën e parë për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, por këtë nuk e bëri, sepse sipas tij, nuk ka arritur ta bindë partnerin e koalicionit LDK-së për këtë gjë.

Kjo e fundit po kërkon heqjen e tërësishme të tarifës ndaj Serbisë ashtu siç po kërkon edhe SHBA, dhe jo heqjen e pjesshme siç e kërkon Kurti. Kryeministri kosovar në një postim në profilin e tij tha, se “u kërkoi falje qytetarëve të Kosovës që më 15 mars nuk po mund ta jetësojë planin e tij në raport me tarifën”.

“Ende nuk kam arritur ta bindë partnerin tonë të koalicionit qeverisës, LDK-në, për atë që vetë jam i bindur: zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin është mënyra më e mirë, më e drejtë dhe më e dobishme”, shkroi Albin Kurti.

Reagimi i LDK

Por i menjëhershëm ishte reagimi i zëvendëskryeministrit të parë në qeverinë Kurti, Avdullah Hoti nga LDK-ja, i cili tha se tarifa duhet të hiqet menjëherë, e pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara. Ai porositi Kurtin që të “mos të bëhen taktizime politike me partneritetin tonë me SHBA-n”.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që çojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkroi Hoti në Facebook.

Kosovo Premierminister Albin Kurti PK in Pristina (Getty Images/AFP/A. Nimani)
Kryeministri Albin Kurti në fund të muajit shkurt kishte deklaruar se më 15 mars heq tarifën për lëndën e parë për mallrat e Serbisë dhe nëse Serbia e ndal fushatën për çnjohje dhe zotohet për heqjen e barrierave jotarifore, nga 1 prilli, taksa do të hiqej për një periudhë 90 ditëshe. Nëse Serbia nuk i përmbahet këtyre zotimeve, atëherë nga 15 qershori, do të rivendosej taksa 100 % dhe do të zbatohej parimi i reciprocitetit.

SHBA reagon ndaj Kosovës

Këtë plan e kundërshtuan SHBA, të cilat përmes të ngarkuarit për dialogun Kosovë-Serbi,. Richard Grenell, po kërkojnë heqjen e tërësishme të tarifës ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që t’i hapet rruga dialogut Kosovë-Serbi.

Lexo edhe :  “Dashuria” për UÇK/ Gazetarja polake mbledh fakte e dëshmi në Kosovë

Madje SHBA kërcënuan edhe me sanksione ndaj Kosovës dhe masën e parë ata e ndërmorën dy ditë më parë. Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë së SHBA-së (MCC), konfirmoi nëpërmes një komunikate për medie se ka pezulluar programet e zhvillimit ekonomik për Kosovën.

“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Deutschland Serbien und Kosovo unterzeichnen Abkommen über Bau von Autobahn und Bahnstrecke (AFP/T. Kienzle)
Një javë më parë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington u takuan Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e të ngarkuarit amerikan Richard Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Presidenti Thaçi nuk ka mandat që të negociojë në emër të Kosovës dhe i kërkoi atij që ta kordinojnë politikën e jashtme. Megjithatë Parlamenti i Kosovës të shtunën pas mesnatës miratoi një rezolutë me të cilën bëhet e qartë se “Qeveria e Kosovës është institucioni që ka mandatin që të udhëheqë bisedimet politike me Beogradin”.

“Sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri shtetëror unitar i Republikës së Kosovës janë të pacënueshme. Askush nuk ka të drejtë të bisedojë, dialogojë apo negociojë për sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, thuhet në tekstin e rezolutës të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Dialogu me Serbinë, ka nisur në vitin 2011 dhe pas shtatë vjetësh u ndërpre në nëntor të vitit 2018 pasi Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100% ndaj produkteve të Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të fushatës së saj kundër njohjeve të Kosovës. Beogradi po e kushtëzon kthimin në tavolinën e bisedimeve me Kosovën me heqjen e tarifës ndaj mallrave të saj që të hyjnë në Kosovë. /DW

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV