Një tjetër person i dyshuar për koronavirus ka mbërritur në Infektivin e QSUT-së paraditen e sotme.
Siç duket edhe nga videoja, nga ambulanca zbret një burrë që pritet nga infermierja e Infektivit. I dyshuari për koronavirus duket në gjendje të mirë teksa zbret nga ambulanca, raporton BË.
Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 42 raste me koronavirus, ku 20 prej tyre janë shtruar në spital. Ndërsa mjeku Pëllumb Pipero thotë se shifra mund të jetë edhe më e lartë. Madje sipas tij, ajo mund të shkojë në 400 raste të infektuarish me koronavirus.