“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, një dtë më parë në Moldavi.

Osmani tha për mediat se Vuçiç edhe këtë takim nuk tha në asnjë moment të vërtetën, vetëm qahej e ankohej.

Osmani theksoi se takimi me Vuçiç i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh.

“S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiçin. Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon në Bruksel dhe ishte insistim që nga mëngjesi i liderëve evropianë dhe si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktiviteti, si virtyt të popullit tonë, që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë. Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra.

S’është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiçin në takime të tilla. Më duhet ta them se takimi, i mbajtur me insistimin e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz, të cilëve ua respektova kërkesën duke qenë se janë ndër aleatët më të ngushtë, nuk ishte takim negociues, por shkëmbim pikëpamjesh.

Mund ta them se Vuçiçi vajtonte, ankohej e sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”, ka thënë Osmani.

 

Të fundit

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Si mashtrohet shqiptarët me ilaçet? Përdoret imazhi i mjekëve

Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre...

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e së enjtes (7 gusht) në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse janë nisur drejt...

Kompjuter në shtëpi, dy qytetet shqiptare që e përdorin më shumë

Digjitalizimi i parë nga numri i familjeve me kompjuter është më i lartë në bashkitë e mëdha të vendit në raport me ato të...

Lajme të tjera

Web TV