VIDEO/ Presidenti Biden pëson një tjetër incident në helikopter

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u rrëzua pas një fjalimi në Akademinë e Forcave Ajrore të enjten, udhëheqësi i SHBA goditi kokën teksa po zbriste nga helikopteri Marine One.

Ndërkohë, duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai përshëndeti kompromisin midis demokratëve dhe republikanëve në Kongres dhe miratimin e një projektligji që pezullon kufirin e borxhit deri në vitin 2025.

Ai njoftoi se do të nënshkruajë sot projektligjin, i cili lejon pezullimin për dy vjet deri më 1 janar 2025, pra periudhën pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, të kufirit maksimal të huamarrjes.

“Askush nuk mori gjithçka që donte, por populli amerikan mori atë që i duhej”, tha Biden, duke theksuar se marrëveshja ishte rezultat i kompromisit.

Ai vlerësoi gjithashtu kreun e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, për rezultatin e negociatave.

“Ne ishim plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin dhe kishte respekt të ndërsjellë. Të dyja palët vepruan me mirëbesim”, theksoi ai.

Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, ekonomia më e madhe në botë kishte kohë deri të hënën, më 5 qershor për të shmangur falimentimin. Marrëveshja u miratua me shumicë dërrmuese të mërkurën nga Dhoma e Përfaqësuesve (314-117) dhe të enjten nga Senati (63-36).

Të fundit

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Finlanda thyen rekordin e nxehtësisë, 14 ditë radhazi me temperatura mbi 30 gradë

Finlanda ka përjetuar periudhën më të gjatë të temperaturave mbi 30 gradë Celsius, duke thyer një rekord 50-vjeçar të temperaturës, tha të martën Instituti...

Lajme të tjera

Web TV