Plani Marshall, si u ideua ndihma që do të shpëtonte Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani në fjalë nisi udhën zyrtarisht pas një takimi të datës 5 qershor 1947 në Paris,[nevojitet citimi] ku morën pjesë 16 shtete evropiane.

Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Boston, SHBA, Sekretari i Shtetit, George Marshall, bën thirrje për ndihmë ekonomike në Evropën të shkatërruar nga lufta. Pas një konference gjashtëjavëshe diskutimesh të dështuara me sovjetikët në lidhje me një rindërtim të mundshëm, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se kjo çështje nuk priste: “Qëllimi duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike në mënyrë që të lejohet lindja e kushteve politike dhe sociale në të cilat institucionet e lira mund të ekzistojnë.”

Në mënyrë të veçantë, në fjalimin e tij, Marshall kishte përfshirë një ftesë për sovjetikët. Por Stalini nuk u përgjigj dhe më pas thirri udhëheqësit e vendeve komuniste në Moskë, u ofroi ndihma, duke u thënë që të mos përfshiheshin në Planin Marshall.

Programi zgjati katër vjet. Shuma e ndihmave ekonomike të lëvruara si pasojë e këtij programi nga SHBA-ja arriti shifrën e rreth 12,4 miliardë dollarëve – ose 85 miliardë euro me normat e sotme të këmbimit – në kredi, lëndë të para, mallra ushqimore e ato të konsumit.

Kalendar

1257 – Poloni – Krakov merr të drejtat e qytetit. I ngritur mbi një vendbanim të epokës së gurit, Krakovi është sot qyteti i dytë më i rëndësishëm i Polonisë.

1883 – Lindi ekonomisti britanik, John Maynard Keynes, mendimet radikale të të cilit ndikuan teorinë dhe praktikën e makroekonomisë moderne dhe politikat ekonomike qeveritare. Në vitin 1999, revista Time e përfshiu Keynes në listën e 100 personave më të rëndësishme dhe më me ndikim të shekullit XX.

1898- Lindi Fredriko Garsia Lorka. Ai ishte poet, shkrimtar, dramaturg, drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat fashiste të udhëhequra nga gjenerali Francisco Franco.

Lexo edhe :  Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

1942 – Lufta e Dytë Botërore – Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë.

1967 -Lufta 6-ditëshe: Izraeli fillon papritur sulmet ndaj fushave ushtarake të aviacionit të Egjiptit në përgjigje të mobilizimit të forcave egjiptiane në kufirin izraelit . Vetëm pas 8 vjetësh Kanali i Suezit do të hapej, i mbyllur që prej fillimit të kësaj lufte.

1968 – Robert F. Kennedy, kandidat për president i SHBA dhe vëllai i presidentit të vrarë me 1963, Xhon Kenedy, qëllohet në Hotelin Ambasador në Los Anxhelos, nga Sirhan Sirhan. Robert Kennedy vdes të nesërmen.

 

Të fundit

Të gjithë dalin fitues: si u bënë përsëri të njohura ceremonitë e ndarjes së çmimeve

Shikueshmëria e Tony Awards u rrit me 44% këtë vit, duke reflektuar një rikthim të interesit për një format...

Sfida Serbi-Shqipëri, Federata serbe publikon stadiumin ku të luhet ndeshja

Federata serbe e futbollit ka zyrtarizuar vendimin për stadiumin ku do të presë Kombëtaren shqiptare. Do të jetë stadiumi i Beogradit, “Rajko Mitiç”, që...

Lia e majmunit në Shqipëri, si u zbulua 31-vjeçari i prekur

Një 31-vjeçar nga Shqipëria e Mesme është identifikuar si rasti i parë me Linë e Majmunit në vendin tonë. Pas shenjave të shfaqura në...

E fundit/ Napoli zyrtarizon transferimin e mesfushorit Kevin De Bruyne

Merr fund pritja. Kevin De Bruyne është zyrtarizuar te Napoli. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet...

Fier, familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshimet e para…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Fier,, ku 28-vjeçar është gjetur në banesën e tij pa shenja jete. Mësohet se ngjarja ka ndodhur...

Lajme të tjera

Web TV