Plani Marshall/ 13 miliard dollarë nga Amerika për Evropën e shkatërruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një fjalim në Universitetin e Harvardit, Boston, SHBA, Sekretari i Shtetit, George Marshall, bën thirrje për ndihmë ekonomike në Evropën të shkatërruar nga lufta. Pas një konference 6- javëshe diskutimesh të dështuara me sovjetikët në lidhje me një rindërtim të mundshëm, Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se kjo çështje nuk priste: “Qëllimi duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike në mënyrë që të lejohet lindja e kushteve politike dhe sociale në të cilat institucionet e lira mund të ekzistojnë.” Në mënyrë të veçantë, në fjalimin e tij, Marshall kishte përfshirë një ftesë për sovjetikët. Por Stalini nuk u përgjigj dhe më pas thirri udhëheqësit e vendeve komuniste në Moskë, u ofroi ndihma, duke u thënë që të mos përfshiheshin në Planin Marshall.

Rindërtimi i Europës
5 qershori është përvjetori i 64-të i ditës kur Sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit Xhorxh Marshall paraqiti planin për shërimin e kontinentit të shkatërruar europian. Ky plan historik nxiti një rritje ekonomike afatgjatë dhe siguroi kornizën e asaj që më vonë u bë Bashkimi Evropian. Presidenti Bush do të shkojë javën tjetër në Evropë ku mes të tjerash do të marrë pjesë edhe në ceremonitë me rastin e përvjetorit të këtij Plani.
Ishte viti 1947, dy vjet pasi kishin pushuar krismat. Qytetet madhështore të Evropës ishin shkatërruar. Uria mbizotëronte kudo. Dimri më i ashpër i historisë solli edhe të korrat më të varfëra të shekullit. E çliruar nga nazistët, Evropa perëndimore rrezikonte kaosin. Dr. Leri Blend që është historian në Fondacionin Xhorxh Marshall në një prononcim për Zërin e Amerikës u shpreh: “Arsyeja kryesore e Planit Marshall ishte frika e kaosit në Evropën perëndimore. Këtë e shihje po të shkoje në kinema çdo fundjavë. Para se të fillonte filmi, dokumentari fliste për problemet e Evropës. Gratë dhe fëmijët që gati po vdisnin nga uria prekën zemrat amerikane. Pra nga njëra anë ishin gratë dhe fëmijët në Evropën perëndimore. Nga ana tjetër ishte fuqia e partisë komuniste në vende si Franca dhe Italia, gjë që ishte shqetësuese.”
Partitë komuniste ishin të fuqishme në Francë dhe Itali. Evropa lindore ishte pushtuar nga ushtria sovjetike. Kishte papunësi masive. Industria evropiane kishte ngecur në vend. Menjëherë pas furnizimeve emergjente me ushqime dhe veshje, Plani amerikan Marshall u përqendrua në pikat më delikate të ekonomisë. Minierat e qymyrgurit ishin të parat që përfituan. Pa qymyrgurin për të vënë në punë fabrikat, ekonomia evropiane nuk do të mund ta merrte veten.
“Problemi ishte se në Evropën perëndimore shumica e qymyrgurit vjen nga minierat gjermane, të cilat ishin përmbytur pas bombardimeve të rënda. Gjermanët nuk mund t’i hapnin ato miniera, dhe Shtetet e Bashkuara do të siguronin pajisjet e duhura. Gjermanët do të punonin në miniera, ndërsa ne do t’i pastronim nga përmbytja, do të rindërtonim shtëpitë e punëtorëve dhe do t’i vaksinonim ata kundër tuberkulozit dhe gjërave të tjera, për t’i krijuar mundësinë të punonin shumë.”
Shtetet e Bashkuara këmbëngulën që evropianët të bashkëpunonin për shpërndarjen e qymyrgurit në vendet e tjera të kontinentit për të ngrohur shtëpitë dhe për të vënë në punë përsëri fabrikat.
Shtetet e Bashkuara dhanë 13 miliard dollarë për katër vjet, ekuivalenti i 100 miliard dollarëve sot të shpërndara në 16 vende. Por ndoshta, pjesa më e rëndësishme e Planit Marshall ishte ndikimi në moralin e evropiano-perëndimorëve. Edhe ish vendet armike si Italia dhe Gjermania ishin të përfshirë në plan.
Diplomati gjerman Karsten Voight ishte fëmujë gjatë fundit të viteve 1940. Ai thotë se zemërgjerësia amerikane ka kontribuar shumë në gjendjen psikologjike.
“Vetëm paratë nuk do t’ia kishin arritur qëllimit. Së bashku me furnizimet nga ajri në Berlin, ata ndryshuan situatën. Amerikanët, të cilët pëlqeheshin më shumë se rusët, edhe para fundit të luftës, tani nuk shiheshin më si pushtues, por si miq.”
Uinston Çërçill e quajti Planin Marshall aktin më moral në histori. Rindërtimi nga lufta më shkatërrimtare e historisë ishte dramatik. Prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Evropës perëndimore u rrit 32 përqind në katër vjetët e Planit Marshall, duke nxitur një rritje ekonomike afatgjatë dhe siguroi kornizën e asaj që më vonë u bë Bashkimi Evropian.

Lexo edhe :  1 maj 1886/ Protestat me viktima që çuan në “Ditën e Punëtorëve”

Vendet që përfituan
Disa vende morën ndihmën e Planit Marshall. Disa prej tyre nuk morën pjesë direkt në konflikt, por u prekën në mënyrë të barabartë, si nga marrëveshjet ndërkombëtare që kërkuan mbështetje, ashtu edhe nga shkatërrimi i rrjeteve të prodhimit, shpërndarjes dhe tregtisë.
Ndër vendet përfituese mund të përmendim sa vijon: Gjermania Perëndimore, Austria, Belgjika, Danimarka, Franca, Greqia, Irlanda, Islanda, Italia, Luksemburgu, Norvegjia, Hollanda, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Suedia, Triestja dhe Turqia.
Spanja ishte i vetmi vend në Evropën Perëndimore që nuk mori ndihmë financiare nga Plani Marshall. Kjo ishte për shkak të faktit se politikat e Frankos pas luftës civile Spanjolle prireshin drejt autarkizmit dhe proteksionizmit. Akoma, SH.B.A. ofroi një mbështetje financiare për regjimin, një garanci e përmbajtjes së komunizmit.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV