Avokati bën deklaratën e fortë: Ish-ministri Tahiri rrezikon të kthehet sërish në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Redi Ramaj i ftuar në studion e “Panorama TV” ka komentuar lirimin nga burgu të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Sipas tij këtë gjë e lejon edhe ligji, por theksoi se publikun pak rëndësi ka sa dënohet Tahiri, rëndësi ka që të vendoset drejtësia.

Ai u shpreh se në këtë rast përgjegjësia morale mund të jetë e shumë personave, madje edhe e partisë.

Ramaj u shpreh gjithashtu se në SPAK ka shumë dosje korrupsionit, të cilët nuk hetohet për shkak të ndërhyrjes së politikës.

“Në pjesën e politikës përgjegjësi morale mund të kenë shumë njerëz, mund të jetë gjithë partia në rast se kemi kanabizim të vendit sic jane akuzat.

Në këtë  moment publiku kërkon drejtësi. Nuk është çështja nëse do dënohet me 2 vite me pak apo me shume Tahiri.

Sot kemi shumë dosje korrupsioni në SPAK, çështje që nuk janë hetuar. Janë marrë me korrupsion të ulët që nuk justifikojnë problematikat e mëdhaja të korrupsionit.

Në Shqipëri politika është e fortë dhe ka ndikuar shumë në sistemin gjyqësor, duke e bërë atë të dobët dhe të paaftë për ti dhënë zgjidhje çështjeve të mëdhaja”, tha Ramaj.

Avokati thekson se është në të drejtën e Tahirit që të kërkojë në Gjykatën e Lartë pafajësinë. Ndërsa i pyetur nëse ekziston mundësia për tu rikthyer në qeli, avokati tha vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë.

“Si cdo qytetar tjetër Tahiri duhet të luftojë për pafajësinë e tij. Nëse Gjykata e Lartë mbështet rekursin, kështu mund të gjejë të drejtën. Nëse refuzohet, ka pak hapësira. Rreziku është vetëm nëse merret në konsideratë rekursi i prokurorisë aty mund të ketë pasoja për të vuajtur dënim tjetër të mbetur”, tha Ramaj.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV