Sezoni turistik godet kursin, euro bie për 5 ditë më shumë se sa gjatë gjithë majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritshmëritë për sezonin turistik po krijojnë një valë të re të mbiçmimit të lekut ndaj valutave të huaja, e veçanërisht ndaj euros.

Për këtë të fundit, Banka e Shqipërisë e llogarit sot kursin zyrtar në 108.18 lekë, në rënie me 0.55 lekë në vetëm 24 orë.

Edhe pse këtu një ndikim të madh ka dhënë edhe dobësimi kundrejt dollarit amerikan në tregjet ndërkombëtare. Vetë vlera e dollarit ndërkohë regjistroi një rritje të lehtë me 0.1 lekë.

Deklaratat e ekspertëve se kursi mund të bjerë në raportin 1 me 100, si dhe qëndrimi i Bankës së Shqipërisë për të mos ndërhyrë në regjimin e lirë të tregut, po ushtrojnë më shumë presion mbi kursin.

Teksa sezoni vetëm sapo ka nisur, situata në kursin e këmbimit pritet të vazhdojë e njëjtë, të paktën deri në vjeshtë, kur pritet të ketë një rimëkëmbje.

Situata po disavantazhon eksportuesit shqiptarë, që vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga qeveria dhe banka qendrore, sidomos pas rënies zyrtare të eksporteve në mars dhe prill. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i euros nuk po reflektohet në uljen e çmimeve të produkteve në supermarkete dhe dyqane.

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV