VIDEO/ Jorge Messi bën tifozët të ëndërrojnë: “Leo dëshiron të rikthehet tek Barça”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve qëndrim në Paris Saint Germain.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG pasi i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta në tavolinë.

Rikthimi i tij te Barcelona është tani i mundur, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalanas ku është takuar me Joan Laportan.

Ai ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Nou dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Messit nëse do të rikthehet te Barcelona ose do të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

Skuadra arabe Al-Hilal i ka ofruar një kontratë tre vjeçare nga e cila Messi do të fitonte 400 milionë euro në vit.

Gjithsesi dëshira e argjentinasit është të rikthehet në Camp Nou dhe të fitoj trofe sërish me të.

https://twitter.com/elnacionalcat/status/1665703227331948544?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV