Revolta qesharake e ‘Foltores’, pse u arrestua Vangjush Dako

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ergys Mërtiri

Arrestimi i Dakos është një goditje e fortë kundër qeverisë së Ramës, të cilit, shokët më të mirë po ia merr burgu.

Dako është një ndër investimet kryesore të Edi Ramës në menaxhimin e resurseve korruptive, kriminale dhe elektorale në Durrës. Humbja e tij është pa dyshim një goditje për qeverinë.

Qesharake është të shohësh zërat nga Foltorja që kërkojnë ta zhbëjnë efektin e kësaj ngjarjeje. Ata po e trajtojnë gjithçka si propagandë të qeverisë duke thënë se Rama po bën spektakël me burgje.

Sipas tyre, ndonëse fajtorë, të arrestuarit janë viktima të nevojës që qeveria ka për kurbanë propagandistikë për të dalë sikur po lufton korrupsionin.

Kjo është krejt pa sens, pasi burgu nuk mund të jetë një lojë politike dhe askush nuk hyn me qef në të, apo për hatër të klanit ku bën pjesë, pa qenë gjithçka një situatë e pashmangshme.

Me këto qendrime ata vetëm se po e ndihmojnë Ramën duke thënë pikërisht atë çfarë po thotë ai vetë: Që këto arrestime po bëhen me bekimin e qeverisë. Kryeministri po tenton ti paraqesë këto skandale si trofe të distancimit të tij prej korrupsionit, duke mos kursyer as të korruptuarit brenda vetes.

Ai i brohoret arrestimet si produkt të drejtësisë së re që e ka bërë ai vetë. Pra mullinjtë e qeverisë po e marrin tashmë ujin nga opozita.

Në fakt, megjithë përpjekjet e Ramës për ta kapur SPAK-un, duket qartë që, pas arrestimeve, të cilat janë akoma të pakta në krahasim me çfarë duhet, qendrojnë amerikanët, të cilët poi a rrëzojnë qeverisë bashkëpunëtorët një e nga një.

Përkundrazi, Rama i ka mbojtur me mish e me shpirt të gjithë ata që sot janë nëpër burgje, aq sa pak kohë më parë ai u ankua se prokuroria e re po godet vetëm qeverinë.

Lexo edhe :  SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Përveç Ramës, këtu është në hall edhe Berisha. Atij po i bie alibia se SPAK-u kontrollohet 100 përqind nga Rama. Në fakt, të dy bashkë janë të interesuar që SPAK-u të dështojë, pasi të dy tremben se, një ditë, në një mënyrë apo një tjetër, do të jenë vetë në shenjestrën e tij.

Sigurisht, Rama sot kontrollon dhe ushtron presion të fortë mbi një pjesë të mirë të prokurorisë së re dhe shumë dosje sorollaten rrugëve, ndërsa akuzat mbeten tepër të vogla në raport me bëmat që ua dimë të gjithë.

Por, gjithsesi Rama nuk kontrollon dot gjithçka, ndërsa presioni nga SHBA-të nuk mungon nga ana tjetër, çfarë përbën një kërcënim permanent për qeverinë.

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV