Krimineli do të jesh ti!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga

Askush të mos bëjë as shpëtimtarin, as trimin, as të përkëdhelurin, as garipin, as aristokratin.

Është një hall kolektiv që të gjitha kombet po kërkojnë ta zgjidhin me solidaritet, modesti, dhe qetësi.

Krimineli do te jesh ti!

Ata që duhet të dalin dhe punojnë, sigurisht duhet të shkojnë ku i thërret detyra dhe nevoja. Por nevojat më të domosdoshme.

Të tjerët në shtëpi. Jo me komshinjtë!

Disa bëjnë çilimiun: Mërzitem në shtëpi- thonë paturpësisht.

Dhe kur? Tani.

Telefonion e ke? Komuniko! Whatsapp-in me kamera e ke? Komuniko!

Kompjuter ke? Lexo. Informohu. Lexo Wikipedia-n. Mëso.

Je nxënës, student, studjo!

Ndofta dijet që do të marrësh mund të përcaktojnë jetën tënde profesionale!

Televizor ke? Shih filma. Lëre politikën! Kalli flamën!

Ke libra? Lexo libra historie ose romane. Ta heqin mendjen.

Kombet e tjera përfitojnë nga mbyllja prej virusit dhe ngrihen kulturalisht. Në jetë normale ne e kemi humbur betejën me ta, jemi rrudhur në numër si kope kapronjsh që kanë humbur rrugën në savanë dhe po i hanë tigrat. Të paktën mos mundemi edhe në kushte sëmundjeje.

Është rast edhe për dembelët, parazitët, trapat.

Nuk po u themi: Punoni, por mos-punoni! Rrini në shtëpi! Flini!

Përfitoni ca ditë!

Të bëhesh i vlefshëm duke mos bërë asgjë, vetëm duke marrë frymë!

Nuk ke asnjë nga këto? Dil në ballkon, merr ajër. Shih retë në qiell. Format estetike që krijojnë.

Nuk do? Rri mendo çfarë gabimesh ke bërë në jetë dhe si mendon t’i riparosh në vitet që vijnë. Ke bërë aq shumë, sa ke vite të mendosh. Budalliqe pa fund. Prandaj ke përfunduar ashtu!

Lexo edhe :  Këshilli i Sigurisë Kombëtare s'do të mblidhet tani, janë në terren

Ndaj enët në familje. Po u sëmur njëri, ndihmon tjetri. Objektivi: mundësisht asnjë të mos ketë probleme që të detyrohet të shkojë në spital! Se atje është tjetër histori!

Ta kalojmë lehtë nëse na kap.

Nuk bëni dot asgjë nga këto! Mendo se po shkatërron jo veten, në dreq vafsh, por tani situata është që dëmton të tjerët.

Virusi je ti!

Vrasësi je ti!

Je më keq se vjedhësi, përdhunuesi, agresori, pedofili, incestuali, krimineli më i madh!

Do kesh në ndërgjegje dsia vdekje, fëmijë jetimë, foshnje të vrara prej teje, sigurisht, do bësh masakër, po, po ti!

Do jesh Millosheviçi i lagjes tënde!

Ti duhet lidhur, lincuar, rrahur! Jo nga polici, nga ne!

Mos u mbyll se ta kërkon në mënyrë provokative dikush në telefon, fyese, por mbyllu me ndërgjegjen tënde nëse nuk i je domosdoshëm jashtë.

Prandaj nëse asgjë nuk të pëlqen merre se je arrest shtëpie. Deliro! Sikur je vetë 007 të kanë kapur të këqinjtë, të kanë mbyllur, por ti reziston, nuk tregon shokët.

Dhe mos u bëj i bezdisshëm për të afërmit e tu se edhe ata kanë hallet e tyre.

Do shohësh se do të marrësh ëmbëlsinë e qëndrimit në shtëpi!

Trupi ka pas nevojë të qetësohet!

Mendja të ftohet pak!

Gjithë ditën në rrugë, në kafe ne, jemi pak qytetërim jo rrugaç, por rrugor po!

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV