Krifca: Kompanitë shqiptare zgjedhje të parë blerjen e grurit vendas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompanitë shqiptare do të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojes së miellit dhe prodhimit të bukës.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, në përfundim të një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatës së Miellit si dhe Shoqatës së Bukës, Brumërave dhe Pastiçerive.

“Jemi dakordësuar së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, u shpreh Krifca.

Ministrja bëri të ditur se, ky hap vjen në kushtet, kur në tregjet globale të grurit dhe çmimi i bursës ka pasur një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Ajo theksoi se “vendimmarrja jonë ka qenë për të rritur prodhimin e grurit vendas, në kushtet e një situate të pazakontë, dhe qeveria shqiptare i është përgjigjur një moment të luhatshëm gjeopolitik, i cili solli nevojën për të mbështetur pikërisht prodhimit grurit”.

Krifca tha se, “u mbështetën me subvencione rreth 4 mijë fermerë me një sipërfaqe të konsiderueshme të prodhimit të grurit, teksa paralelisht fermerët u ndihmuan për punime të mekanizuara me naftë pa taksa, vitin e kaluar, por edhe këtë vit”.

Krifca nënvizoi se sfida kryesore është garantimi i grumbullimit dhe shitja e grurit tek fabrikat e miellit në vend.

“Me përfaqësues të këtij sektori jemi ulur dhe kemi diskutuar gjerësisht mbi nevojat e sektorit, kapaciteteve të rezervave të grurit që kemi aktualisht, mbi nevojat që ka sektori për të blerë grurin dhe kemi dakordësuar bashkërisht që orientimi ynë primar do të jetë shitja e prodhimit vendas”, tha ministrja.

Lexo edhe :  Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Krifca deklaroi se, për kompanitë e blojes zgjedhja e parë do të jetë prodhimi vendas i grurit. Janë dy shoqata që janë dakordësuar për për blerjen e grurit shqiptar nga fermerët.

Ministrja shprehu angazhimin se do të jetë në një kombinim të vazhdueshëm ecuria e këtij procesi, pasi janë faktor të bursës, tregjeve ndërkombëtare dhe ato gjeopolitike që përcaktojnë çmimet e tregut.

Krifca, tha se ”duke qenë në një komunikim të vazhdueshëm dhe dialog të hapur, me aktorët e tregut, sigursht që jemi në gjendje t’i përgjigjemi nevojave të  vendit më së miri”.

Krifca theksoi se, “sfida është garantimi i grumbullimit dhe shitja tek fabrikat shqiptare të miellit e grurit vendas. Në takimin me kompanitë shqiptare të cilat merren me importin e drithërave, ministrja u kërkoi të mbështesin dhe grumbullojnë prodhimin tonë të grurit”.

Ajo i ftoi kompanitë shqiptare të cilat importojnë grurë të fokusohen tek blerja e grurit vendas.

Të fundit

“KQZ levë e qeverisë, noter për epshet elektorale të Ramës”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i...

“Yuri Kim ia kaloi edhe Ramës! Na quanit anti-amerikanë, por tani e shihni…”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar ambasadave të saj në botë të mos...

“Ke lloj lloj injorantësh në rrjete sociale që janë shumë të famshëm”

Reperi i famshëm shqiptar Getoar Selimi ka komentuar sherret mes reperëve, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Getoar Selimi:...

Baba Mondi “bekon” punimet e shtëpisë-muze të Agollit: Personalitet i kombit

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u hodhën themelet e Shtëpisë-Muze që do të ruajë përjetësisht kujtimin dhe...

Zjarri rrezikon banesat në Kalasë, MB: Në aksion një helikopter Black Hawk

Në Kalasë, situata paraqitet serioze për shkak të përhapjes së zjarrit nga era e fuqishme pranë zonës së banuar. Ministria e Mbrojtes bënë me...

Lajme të tjera

Web TV