Muzika në “kupë të qiellit”/ E pësojnë pronarët dhe menaxherët e lokaleve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Policia ka vënë nën hetim 7 shtetas, pronarë dhe menaxherë të disa subjekteve, që prishën qetësinë publike duke shqetësuar banorët, pasi kishin vënë muzikë të lartë në ambientet e lokaleve të tyre.

Gjithashtu ka sekuestruar pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Njoftimi i policisë:

Komisariatet në varësi të DVP Tiranë në vijim të kontrolleve për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.

Gjatë kontrolleve, në disa lokale në zona të ndryshme të Tiranës, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët dhe kanë shoqëruar në komisariate menaxherët dhe pronarët e këtyre lokaleve.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku u proceduan në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetesisë publike”,  shtetasit E. S., 24 vjeç, G. T., 30 vjeç, M. K., 29 vjeç, D. K., 38 vjeç, G. M., 33 vjeç, D. H., 40 vjeçe, dhe F. C., 39 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet që gjenerojnë muzikën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Lexo edhe :  Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Të fundit

AKAP u jep të drejtë ankese maturantëve për testin e Mjekësisë së Përgjithshme

Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar informoi sot se maturantët që po kryejnë testimin e informatizuar për Mjekësi të Përgjithshme...

Si ChatGPT po riformëson funksionet njohëse dhe vendin e punës, ndikimet tek të rinjtë

Që kur ChatGPT filloi të përdorej në jetën e përditshme, nga mjediset arsimore e deri te zyrat e korporatave, është hapur një debat thelbësor...

Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të St. Petersburgut gjatë...

Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se ka thumbuar disa artistë...

Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe...

Lajme të tjera

Web TV