32-vjetori i PS, Rama: Qysh prej krijimit s’ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 32-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama zgjodhi të publikonte flamurin, për të uruar ditëlindjen e kësaj force politike. Me një flamur që valëvitet në qiell, kreu i qeverisë shkruan se PS është e vetmja forcë politike që nuk e ka ndryshuar drejtimin e interesit kombëtar. Ndër të tjera, sot, PS votohet më tepër nga gratë se nga burrat, thekson Rama.

“Mirëmëngjes dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.”- shkruan Rama.

Në kuadër të 32-vjetorit të Partisë Socialiste të Shqipërisë do të organizohet në Pallatin e Kongreseve një aktivitet festiv.

Pas pjesës së parë ku Kryetari Rama do të mbajë fjalën e rastit, do të organizohet një koktej festiv në ambientet e hollit.

Të fundit

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Lajme të tjera

Web TV