Lajçak për vizitën në Kosovë e Serbi: Tensionet janë ende të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se “tensionet janë ende të larta” mes dy vendeve, teksa theksoi se ai dhe emisari amerikan Gabriel Escobar kanë “shpresuar për më shumë” rezultate gjatë vizitës së tyre në Beograd e Prishtinë.

Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte adresimi i situatës së tensionuar në veri të Kosovës dhe eksplorimi i mundësive për një zgjidhje politike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lajçak tha se ata shprehën shqetësimet e tyre për situatën e krijuar dhe theksuan urgjencën për shtensionim të situatës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç shtensionimit të menjëhershëm, u kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme në veri, me pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës dhe kthimin e palëve në dialog për normalizimim të raporteve.

Këto pika u përsëritën gjatë takimeve të tyre me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë.

“Pas një ndalese të shkurtër në Takimin Vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Stokholm, ku pata rastin të bisedoj me një numër njerëzish nga Evropa dhe SHBA, tani jam kthyer në Bruksel për të informuar BE-në dhe Shtetet Anëtare mbi gjetjet e mia dhe hapat e ardhshëm. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të mundësuar dhe mbështetur një zgjidhje të qëndrueshme politike”, ka shkruar Lajçak.

Një ditë më parë Escobar tha se SHBA-ja është e angazhuar që të ndihmojë si Kosovën ashtu edhe Serbinë, në integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

Escobar foli edhe për marrëveshjen që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër të Maqedonisë së Veriut në muajin mars të këtij viti. Implementimi i kësaj marrëveshjeje sipas Escobar i hapë rrugë një “marrëdhënie paqësore dhe konstruktive” në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe :  Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të de-përshkallëzuar proceset menjëherë, për të de-përshkallëzuar situatën dhe menjëherë të kthehemi në fokusin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”, theksoi Escobar.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV