Çelet ekspozita e arkitekturës, “Projekte për Tiranën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ATSH Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Universitetin Politeknik të Milanos çeli ekspozitën “Progetti per Tirana”/ “Projekte për Tiranën”.

Ekspozita paraqet punime diplomash, kushtuar kryeqytetit shqiptar dhe të krijuara nga studentët në laboratorin e masterit të Shkollës së Arkitekturës  AUIC të Politeknikut të Milanos të drejtuar nga prof. Raffaella Neri.

“Projekte për Tiranën” do të qëndrojë e hapur deri më 16 qershor 2023, në hollin e katit të dytë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ceremonia e çeljes së ekspozitës pasohet nga një tryezë e rrumbullakët me ekspertë shqiptarë dhe italianë, e koordinuar nga Frida Pashako dhe që përfshin drejtuesit e projekteve të studios “Stefano Boeri Architetti”.

Temë qendrore e takimit janë projektet kryesore dhe vizioni që ka kjo studio për Tiranën, me fokusin tek vlerësimi i hapësirave publike dhe zbatimi i filozofisë së pyllëzimit urban.

Universiteti Politeknik i Milanos në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës ka studiuar disa projekte për tre zona të mëdha të qytetit në procesin e urbanizimit të ri: zhvillimi i aksit të gjatë që përfaqëson vazhdimin e elementit të parë gjeneratorit të kryeqytetit, për të cilin janë zhvilluar dy hipoteza të masterplanit të ndryshme; zona e ish fushës e Aviacionit si dhe vendbanimi i përzier përgjatë brigjeve të Liqenit të Farkës, një pasuri e çmuar e qytetit.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV