MBZHR nis dezinfektimin e vatrave të karkalecit, Meçaj: Ndërhyrje në momentin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë aksionin për dezinfektimin e tokave bujqësore me qëllim zhdukjen e insektit dëmtues në bujqësi, karkalecit.

Sot në një sipërhaqe prej 60 ha në fshatin Gjolenë në Belsh nisi spërkatja me pesticide e vatrës ku është shfaqur dëmtuesi i karkalecit.

Procesi është ndjekur nga afër nga drejtori i përgjithshëm i AKVMB Roland Meçaj, i cili garantoi fermerët për marrjen e masave dhe kryerjen e dezinfektimit në zhdukjen e insektit dëmtues.

“Po ndërhyjmë në kohën e duhur me një plan konkret kontrolli dhe dezinfektimi për uljen e popullatave të këtij dëmtuesi. Ne e kemi në kontroll të vazhdueshëm situatën dhe që prej disa muajsh po monitorojmë informacionet e marra nga Drejtoritë Rajonale të Elbasanit dhe të Vlorës, për sipërfaqet e prekura nga insekti dëmtues, ndërsa i kemi kërkuar fermerëve të mos i lënë tokat djerrë, t’i punojnë me mekanikë, pasi ky është një insekt që shfaqet në tokat e papunuara” tha Meçaj.

Aktualisht tha ai, insekti është shfaqur në sipërfaqe relativisht të vogla në bashkinë Divjakë dhe Belsh ku po ndërhyhet me insekticide, që janë miqësore me mjedisin dhe prodhimin.

Meçaj theksoi se, tani është momenti i duhur për të ndërhyrë, pasi jemi në fazën e tretë të larvave dhe procesi do të zbatohet sipas planit të përcaktuar nga ekspertët.

Ai vuri në dukje se ky fenomeni është sezonal dhe nga masat e marra në mënyrë të vazhdueshme këtë vit paraqitet në numër më të ulët vatrash se vitin e kaluar. Meçaj i bëri apel fermerëve të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të mobilizohen bashkë me strukturat e drejtorisë së bujqësisë së qarkut, në funksion absolut të këtij qëllimi, shfarosjen e karkalecit.

Lexo edhe :  Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

“Tani ne do të bëjmë një ndërhyrje në të gjitha vatrat e prekura me qëllim uljen e popullatës së këtij dëmtuesi duke ndihmuar fermerët në mbrojtjen e prodhimit bujqësor”, tha Meçaj.

Procesi i dezinfektimit po ndiqet edhe nga ekspertët e fushës dhe profesorë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po informojnë dhe këshillojnë fermerët për mbarëvajtjen e procesit deri në zhdukjen e insektit dëmtues.

Të fundit

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Lajme të tjera

Web TV