Sfidat dhe siguria kibernetike, Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Sigurimit Kombëtar do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 me urdhër të presidentit Bajram Begaj për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023”-thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e shtypit e presidencës.

Të pranishëm pritet të jenë, kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtoresha e SHISH si dhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar. Për kryetaren e re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin mbledhja e këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jetë e para që pasi mori detyrën në 3 prill të këtij viti.

Sulmet e Iranit

Në verën e 2022 Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani duke shkaktuar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet në shtator të 2022. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik 2022 kur u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Ndërsa më 10 shtator 2022, u sulmua sistemi TIMS. Sulmi ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

Me sytë nga siguria kibernetike

Pikërisht ky sulm e ngriti sigurinë kibernetike të Shqipërisë në një çështje kryesore, ku nga qeveria filluan të përqëndrohen shumë investime për të shmangur rreziqet, që vijnë nga kjo fushë. Në shkurt 2023 Shqipëria hartoi një plan strategjik për sigurinë e informacionit, ndërkohë SHBA ka dhënë 50 milionë dollarë dhe BE ka premtuar 15 milionë euro për të forcuar sigurinë kibernetike

Lexo edhe :  Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kjo është hera e dytë që presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar për këtë vit. Mbledhja e parë u mbajt më 23 janar 2023 ku u kërkua rishikimi i dokumenteve strategjikë për çështjet e sigurisë.

Përkatësisht të pranishëm në mbledhje pritet të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita Nikolla

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi Rama

3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda Balluku

4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi

5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta Xhaçka

6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi Manja

7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar Çuçi

8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina Ibrahimi

9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip Naço

10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji

11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora Hyseni

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand Xhaferaj

2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli Tafa

3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda Karçanaj

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV