Familjarët dhe miqtë i japin lamtumirën e fundit Berlusconit, vila e tij mbushet me lule

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nderime për ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi. Në Arkore të Monzas, familjarët dhe miqtë po i japin lamtumirën e fundit, kavalierit, i cili ndërroi jetë dje në moshën 86-vjeçare.

Katër herë kryeministri i Italisë, themeluesi i Mediaset dhe Fininvest, ish-presidenti i Milanit dhe ideatori i partisë Forca Italia, u shua të hënën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit po organizohet një funeral shtetëror gjatë të mërkurës në Duomo të Milanos së tij të dashur. Është shpallur dhe një ditë zie kombëtare, në nderim të personazhit karizmatik që shënoi politikën dhe shtetin italian në dekadat e fundit.

Ndërkohë, jashtë vilës San Martino të familjes Berlusconi, kangjellat janë mbuluar me buqeta lulesh, flamuj italianë dhe simbole të ekipit të futbollit Milan por edhe të Monzës.

“Faleminderit në përjetësi!”, lexohet në shumë prej mesazheve të lëna pranë vilës. Në funeralin shtetëror pritet të marrin pjesë të gjithë liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në Itali, të Bashkimit Europian, por edhe të botës.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV