Anulimi i mbledhjes së përbashkët të qeverive/ Berisha: Rama mori urdhër nga Beogradi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Grupin Parlamentar në selinë e Partisë Demokratike, ku ka folur mbi takimin e anuluar mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Berisha ka deklaruar se Rama e ka anuluar takimin me urdhër të Beogradit.

Ai akuzon se Rama dhe Vuçiç janë të lidhur me botën e krimit dhe synojnë ndarjen e Kosovës.

“Edi Rama anuloi takimin me Qeverinë e Kosovës, me urdhër të Beogradit. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin hakmarrës dhe sherrmbjellës të Edi Ramës, mes vendeve tona.

Rama është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Aleksandër Vuçiçit. Loja për ndarjen e Kosovës, do të dështojë.

Edi Rama po sulmon përditë dhe në mënyrë të pandërprerë homologun e tij në Kosovë, sepse është në hall me McGonigal-in. Rama-Vuçiç janë të lidhur kokë e këmbë me 1 mijë fije me botën e krimit dhe të drogës, ata synojnë ndarjen e Kosovës.

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, po bëjnë gjithçka për mbijetesën e tyre. Kryeministrin shqiptar e tmerron dosja McGonigal”.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV