Jep dorëheqjen kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë/ Zbardhen arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thekson se është njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë.

Reagimi:

Përshendetje! Dua të ndaj me miqtë e mi një vendim personal që kam marr në aspektin politik.Duke u konsultuar mirë,  së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja.

Shumë respekt për mbështetësit e mi, për bashkëpunëtorët e mi në bazë dhe në qender, për drejtuesit politik të PL-së dhe ish LSI-së në qendër. Respekt për ta. Mbase nuk është momenti i duhur që unë të largohem, por PL është e hapur dhe mund të vijnë të tjerë më të devotshëm dhe më organizatorë se sa unë dhe mbase nuk është faji i tyre që largohem unë, por kështu e shikoj të arësyeshme të bëj. Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë, qoftë dhe me një votë të thjeshtë që mund të kem unë. Kërkoj mirëkuptim dhe për ata që mund të më paragjykojnë. Jam munduar të jap maksimumin tim në çdo detyrë apo pozicion politik që më kanë besuar apo vlerësuar, pa u shitur, blerë, apo marrëveshje mbas krahëve….

Lexo edhe :  Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

Dhe njëherë: Mirënjohje për çdo person që më ka vlerësuar gjithë këto vite dhe do jem në mbështetje tuaj kudo që të jem. Mirënjohje për rrethin familjar timin, prindërit e mi, vëllezër e motra, nipa dhe mbesa, kushërinjtë, rrethin shoqëror e miqësor të familjes time, bashkëshorten time Fluturën që më ka qëndruar pranë dhe me kujdes gjithmonë. Kam besim se do më mbështesin edhe në vazhdim, pasi mendoj se kemi përsëri për të dhënë në politikë dhe shoqëri, gjithnjë duke u konsultuar me ta.’- shkruan Gjoni.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV