Shqiptarët të pestët në botë për stresin në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor i stresuar është më pak fitimprurës për biznesin dhe shqiptarët janë ndër më të stresuarit në botë.

Nuk është vetëm një rrogë e mirë që mjafton për të motivuar një punonjës, pasi gjithmonë e më shumë një ambient i qetë dhe respektimi i të drejtave në punë po kthehen në elementë kyç.

Mosplotësimi i këtyre kushteve për shqiptarët ndikojnë më pas në uljen e produktivitetit deri në braktisjen e punës.

Një raport i kompanisë amerikane të sondazheve Gallup për vitin 2022, tregon se Shqipëria është përkeqësuar renditjen e 166 shteteve, duke u pozicionuar e 5-ta në botë, me 47% të punonjësve që raportojnë stres të përditshëm.

Trajnuesit e bizneseve pohojnë se keqmenaxhimi i burimeve njerëzore po ndikon në braktisjen dhe emigrimin e tregut të punës.

“Humbjet më të mëdha në produktivitet, nuk vijnë më nga produkti, nga klienti apo tregu ku je. Vijnë ngaqë punonjësi që ti ke, që të lidh ty me produktin me tregun është i pakënaqur.

Askush nuk largohet nga puna se ka marrë një rrogë më shumë apo më pak. Njerëzit largohen për shkak të kulturës vrastare, negative, ju thith të gjithë energjinë e ditës”, shprehet ekspertja e burimeve njerëzore Elida Motro.

Rritja në karrierë, trajnimet por dhe respektimi i kontratave të punës janë disa nga gjërat që punonjësit dëshirojnë t’i ndryshojnë në ambientin ku punojnë.

“Kur unë shkoj në kompani dhe bëj skanimin e produktivitetit të kompanive më të mira, gjej një shifër tek 49% dhe jo më shumë, gjithë pjesa tjetër është antiproduktivitet. Sigurisht që do jemi keq e më keq.

Mendimi im është  tek edukimi, tek ngritja e ndërgjegjshmërisë, duhet patjetër me drejtuesit e ekonomisë të punojmë me formën që rritja e angazhimit të njerëzve bëhet rritjen e menaxhimit të cilësisë së tyre”.

Lexo edhe :  Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Pavarësisht rritjeve ekonomike ndër vite, shtimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë, produktiviteti në vend, thënë vlera e shtuar për çdo punonjës ka rënë në pjesën më të madhe të kompanive.

Një situatë e tillë, jo vetëm krijon biznese më të dobëta, por ul ndjeshëm mundësitë për rritje pagash, duke krijuar një rreth vicioz të stresit dhe produktivitetit të ulët.

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV