15 qershor 1954/ U lind Xhim Belushi, aktori i njohur amerikan me origjinë shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 15 qershor të vitit 1954 në Wheaton, pranë Çikagos, Illinoi të Shteteve të Bashkuara, lindi James ‘Xhim’ Belushi, aktor, komedian, muzikant; filloi të tërheqë vemendjen e publikut dhe botës së artit në vitin 1982, kur u bë pjesë e programit televiziv Saturday Night Live, ku vëllai i tij Xhon Belushi kishte qenë i famshëm; pastaj Xhim u përfshi në filma në role mbështetës e kryesorë, si dhe në serialin televiziv ‘According to Jim’ (2001 – 2009).
Xhim Belushi vazhdon të jetë aktiv në skenë, në TV dhe në filma. Ai gjithashtu shkruan, si dhe këndon me grupin bluz, ‘the Sacred Hearts’. Babai i Xhimit, Adem ose Adam, ishte emigrant shqiptar; nëna e tij, Agnes, ishte bijë emigrantësh shqiptarë nga Ohajo.
Roli i tij i parë i gjatë ishte në filmin: Michael Mann’s Thief (1981). Kulmin e famës së tij, drejt rolit kryesor e arriti me rolet ndihmëse në: About Last Night dhe Salvador (të dy më 1986). Luajti role në filmat:Real Men (1987), The Principal (1987), Red Heat (1988), K-9 (1989), Taking Care of Business (1990), Mr. Destiny (1990), Royce (1994), Retroactive (1997).
Po ashtu Xhimi, punoi në filmat vizatimor. Një ndër sinkronizimet, është edhe ai në filmin vizatimor Geppetto, një version i filmit artistik Pinokio.
Është martuar tri herë, dhe ka tre fëmijë. Tani gjendet në mardhënje bashkëshortore me Jennifer Sloan, i kurorëzuar më 2 maj 1998.
Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij. Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë”.
Në vitin 2001 Xhimi luan në serialin According to Jim rolin kryesore me Courtney Thorne-Smith.
Xhim ishte i treti i katër fëmijëve të familjes Belushi. Vëllai më i madh, Xhon, i cili gjithashtu u rrit të bëhej aktor i njohur komik, vdiq tragjikisht nga një mbidozë droge në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare, në kulmin e suksesit.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV