Ftesa e Borell për takim, Kurti: Në fillim të javës së ardhshme do të jap një përgjigje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme do të dalë me një përgjigje sa i përket ftesës së Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian për një takim urgjent në Bruksel për menaxhimin e krizave.

Kështu deklaroi Kurti pasi nderimit që bëri te pllaka në Parkun e të Pagjeturve.

Ai më tej shtoi se në këtë dialog është i angazhuar, por tha se ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë, pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të zbatimit.

“Një sekuencim që do të ishte i balancuar e fer, e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktiv, por nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10…. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe jam i interesuar t’i përfshij në sekuencim, por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmasa”, tha kryeministri.

Ai po ashtu foli edhe për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën që ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia për të pagjeturit”, tha ai.

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV