Shtëpia e Bardhë sfiduese ndaj deklaratave të Putin: Nuk kemi nevojë për armët bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtëpia e Bardhë u shfaq sfiduese ndaj deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, edhe pse pohoi se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet atomike të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Reagimi i saj pasoi fjalimin e Putinit në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, ku shefi i Kremlinit pohoi se vendi i tij mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj, edhe pse nënvizoi se për momentin, nuk paraqitet një nevojë e tillë.

“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por aktualisht nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato”, tha Putin.

Duke iu referuar komenteve të Putinit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.

Si për të treguar megjithatë se kërcënimet e tij e kanë një bazë reale, Putini ndërkohë konfirmoi dislokimin e armëve bërthamore në Bjellorusi. Qeveria amerikane garantoi për çdo rast se nuk ka të dhëna që të tregojnë se Moska po planifikon të përdorë armë bërthamore për të sulmuar Ukrainën.

Të fundit

Kontroll në Burgun e Durrësit, gjenden 10 celularë që përdoreshin nga të izoluarit

Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë të të izoluarve. Paraprakisht informohet...

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

Lajme të tjera

Web TV