Një çantë e dyshimtë ka alarmuar pasditen e sotme qytetarët e Tiranës.
Mësohet se çanta, në të cilën dyshohet se ka lëndë plasëse, është gjetur në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet nga policia.
Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të kontrolluar më imtësisht nëse përbën rrezik.