Komandanti i KFOR-it: Situata në Veri s’mund të zgjidhet ushtarakisht, por politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata në Veri të Kosovës, sipas komandantit të Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ndonëse duket paqësore, është e tensionuar.

Për të shtensionuar këtë situatë të përshkallëzuar, Ristuccia, mendon se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve e të gjejnë një zgjidhje në dialog.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me zgjidhje ushtarake, por vetëm politike”, ka potencuar ai në një konferencë për media raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, duke shtuar Kosova dhe Serbia po përballen me një ofensivë të madhe diplomatike për të qetësuar situatën dhe për ta kthyer atë në normalitet.

I pyetur nëse mendon se KFOR-i duhet të marrë një rol më të madh në Veri të Kosovës, duke qenë se serbët nuk kanë besim në policinë e Kosovës, komandanti i KFOR-it tha “se mandati i misionit është që të sigurojë që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në paqe”.

Ristuccia është pyetur se a është në dijeni për praninë e elementeve të huaj në këtë krizë, apo më saktë, nëse ka njohuri se Rusia po përpiqet ta shfrytëzojë situatën në favor të saj, për të cilën ka theksuar “se problemi në këtë fazë ka të bëjë më shumë me dinamikat e brendshme, dhe jo faktorë të jashtëm”.

“Kur ka kaos në fushë, ka nga ata që duan të përfitojnë nga një situatë e tillë, por ne jemi këtu për të shmangur një skenar të tillë”, ka potencuar ai./albanianpost.com

Të fundit

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Lajme të tjera

Web TV