‘Përmirësoni kushtet që të mos ikim’/ Studentët e mjekësisë kundër draftit të qeverisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur protestën e tyre sot në orën 11:00 përpara universitetit.

Ata janë mbledhur për të kundërshtuar diskutimet mes rektorit Gjata, ministreve Kushi dhe Manastirliu për të lidhur kontratë pune pas përfundimit të studimeve, pasi ata janë kundra punësimit me detyrim aty ku do ministria.

“Nuk duam kurrsesi që në shtator të gjendemi pabesisht para firmosjes së kontratës. Përpara se të fajësoni mjekët që ikin, ktheni gishtin nga vetja dhe pyeteni veten pse?

Pse po ikin? Çfarë po ofrojnë vendet e tjera më shumë që po na marrin mjekët?

Çfarë duhet bërë për t’i mbajtur? Përgjigjja është shumë e thjeshtë.

Përmirësoni sistemin shëndetësor, arsimin dhe kushtet e punës dhe duam përmirësime konkrete, jo vendime të shkruara në letra që nuk janë vënë kurrë në jetë,” – tha njëra prej studenteve në fjalën e saj duke theksuar se nuk janë nga ata që ngopen me lugë bosh.

Ata thonë se mjeku duhet ftuar të punojë në vend dhe kurrsesi detyruar.

Të fundit

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Lajme të tjera

Web TV