Berisha: Policia gaboj, por aty mund të ketë të infiltruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot ndaj sulmit të mëngjesit në kampin e MEK në Manëz duke e quajtur atë një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të të gjitha ligjeve dhe konventave.

Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se policia nuk mbajti asnjë procesverbal për dokumentet dhe objektet që konfiskoi në kamp.

“Ngjarja në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, traditës shqiptare dhe detyrimit që rrjedh nga kjo traditë si vend mikpritës.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën e egër fizike, e cila ka pasur pasojë gjer tani një të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet dhe i konsideroj ato banditeske, pasi të gjitha objektet e konfiskuara janë marrë pa lënë asnjë dokument, asnjë procesverbal nga policia e Edi Ramës”, tha Berisha.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV