Valë arrestimesh në Tiranë/ Nga vjedhjet te dhuna, bien në pranga 11 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës këtë të mërkurë ka arestuar 11 qytetarë për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë:

– E. Sh., 28 vjeç, banues në Shkozë, pasi në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka vjedhur skuterin e një shtetaseje;

– L. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin F. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Gazmend Zajmi”, dyshohet se ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Gj. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kanosur bashkëjetuesen e tij dhe babanë e saj, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. D., 29 vjeç, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se ka vjedhur dy biçikleta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– F. R., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen Sh. Xh., 70 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në Rrugën e Kavajës, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në efektin e lëndëve psikotrope;

– S. L., 20 vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Artan Lenja”, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi;

Lexo edhe :  Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

– R. C., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në rrugën “Zef Jubani”, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. A., 25 vjeç, banues në Tiranë, J. M., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– J. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të bërë testin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV