Rama me Elvana Gjatën: Koncerti i parë i zërave shqiptarë në arenën kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Elvana Gjata do të mbajë nesër një koncert në stadium “Air Albania”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga episodi 12-të i podkastit “Flasim”, ku e ftuar ishte këngëtarja Elvana Gjata.

“Episodi 12 i podkastit “Flasim” vjen të shtunën me këtë gocën që ju pret nesër në Air Albania Stadium në të parin koncert të zërave shqiptarë në arenën kombëtare”.

“Dekada” titullohet koncerti që Elvana Gjata do të zhvillojë në stadiumin “Air Albania”, duke shënuar një moment kyç të një udhëtimi muzikor në dy dekada të këngëtares.

Gjata ka bërë të ditur se të ftuar në koncertin e saj do të jenë Mc Kresha, Capital T, Ledri Vula, Migena Gjata, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi dhe Gimmi O etj. Elvana Gjata prej dy dekadash i ka dhuruar skenës muzikore shqiptare hite të paharrueshme.

Të fundit

Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.  ”Sllavët...

Ky vend shkurton orët e punës, pa ndryshuar pagën!

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat...

Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale po çmend botën

Bota e robotikës po përparon me shpejtësi dhe robotët humanoidë po bën dalëngadalë pjesë e të përditshmes tonë. Në Konferencën e fundit për Mësimin e...

10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën...

Shtrenjtohet bileta e autobusit, zgjatet dhe koha e pritjes në stacion

Këshilli bashkiak i Korçës ka vendosur që nga muaji shkurt bileta e autobusit do të shtrenjtohet, madje edhe koha e pritjes për qytetarët në stacione do...

Lajme të tjera

Web TV