Xhaçka në Londër/ Shqipëria do të bëjë gjithçka që mundet për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka mori pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2023 (URC23), e cila u organizua bashkërisht nga Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, në datat 21-22 Qershor 2023, në Londër.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria do të vijojë ndihmën e saj ndaj Ukrainës, teksa nënvizoi se duke mbështetur luftën për lirinë dhe të ardhmen e Ukrainës, po mbështesim të ardhmen e të gjithë globit.

“Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet. Kryeministri Rama është zotuar, së bashku me Malin e Zi dhe RMV, të ndihmojnë në rindërtimin e Irpin. Ne do të ofrojmë mbështetje në nivel lokal, ashtu siç do të vazhdojmë me ndihmën tonë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet, ose me ndihmën tonë në nivel diplomatik”, tha kryediplomatja shqiptare.

Kjo konferencë, e dyta në llojin e saj, bashkoi qeveritë, shoqërinë civile dhe sektorin privat për të treguar mbështetje për rimëkëmbjen dhe prosperitetin ekonomik të Ukrainës.

Në këtë event morën pjesë 60 vende, 40 prej të cilave u përfaqësuan nga krerët e shteteve dhe ministrat e Jashtëm. Ministrja Xhaçka është takuar me homologë të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Mbretërisë së Bashkuar, Austrisë, Kroacisë, Azerbajxhanit dhe Moldavisë me të cilët ka diskutuar çështje të sigurisë dhe integrimit.

Të fundit

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

Lajme të tjera

Web TV