“Sa tamponë ka shteti?”, Mjeku i drejton pyetje kryeministrit: Duam të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratës së OBSH-së se koronavirusi luftohet vetëm nëpërmjet testimeve massive të njerëzve, edhe në Shqipëri po rritet presioni ndaj Qeverisë për të shtuar numrin e testeve. Mjeku Petrit Vargu i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama me disa pyetje, ku kryesore veçon numrin e tamponëve që ka në dispozicion shteti për realizimin e testeve.

Reagimi i mjekut

I nderuar z.kryeministër! Quhem Petrit Vargu. Nëse nuk gaboj, më njeh. Më lejo t’ju pyes, që në këtë hall të madh që i ka rënë gjithë botës, përse nuk i tregoni popullit të vërtetën. Ose të paktën atë që mendohet si e vërtetë.

1) Sa tamponë ka shteti që unë i paguaj taksa gjithë jetën?

2) Sa ka paguar qeveria ime?

3) Sa respiratorë punojnë dhe sa janë disponibël për popullin?

4) Sa shtretër jane në dispozicion nga spitalet shtetërore?

5) Pse nuk punohet me projeksione në Shqipëri?

6) Si do të bësh me shtresën e popullsisë që kinezët e quajnë A, B, C, D?

7) Si ka mundësi që virusi është përhapur vetëm në 7 rrethe?

8) Pse nuk bën depistime në rrethet që sipas jush janë të paprekura?

9) Çfarë thotë profesorati që keni afruar për këtë problem?

10) Duke qene se kjo rrugë është afatgjatë, a duhet të punohet me projeksione për rajone të veçanta, për ekonominë, shëndetësinë, arsimin, kulturën?

11) Këngët dhe dëfrimi që na ofroni na bën që të kemi moralin lart ose ulët, por nuk na e zgjidhin problemin që kemi.

12) Në këto ore duam reaksion nga shkenca dhe qeveria dhe jo histori gjobash apo histori të tjera politike me integrime apo jo.

Lexo edhe :  Hakerat iranianë publikojnë të dhënat e mijëra ushtarakëve izraelitë

13) Sa mendoni ju dhe task-forca qe do të zgjasë kjo luftë?

14) Sa është shuma e lekëve që është llogaritur për këtë luftë?

15) E vetmja mënyrë në situata të tilla është që të bëhet një qeveri me bazë të gjerë me njerëz të dijshëm.

Boll me rilindjen! Boll me falsitete! Mos e tallni këtë popull!

Të fundit

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me...

Shpërbërja e Inkuizicionit Spanjoll më 1834, fundi i një epoke terrori fetar

Më 15 korrik 1834, Inkuizicioni Spanjoll, një nga institucionet më famëkeqe të historisë europiane, u shpërbë zyrtarisht, duke i dhënë fund një periudhe prej...

Horoskopi ditor, 15 Korrik 2025

Dashi Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete shume e paqëndrueshme gjate kësaj dite. Nuk do jeni shume ne humor dhe here pas...

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Lajme të tjera

Web TV