Shqipëria, e fundit në Evropë për bujqësinë organike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, me rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga 2% që është mesatarja europiane), por nuk ka arritur që të zhvillojë bujqësinë organike, e cila do ti sillte vlerë të shtuar sektorit.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria kishte vetëm 1097 hektarë sipërfaqe totale organike, që në raport me sipërfaqen totale përkatëse të punueshme është më e ulëta në Europë, me rreth 0.09%, nga gati 10% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Shtetet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndonëse kanë një peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomi kanë një sipërfaqe më të lartë të bujqësisë organike.

Në Maqedoninë e Veriut, sipërfaqja totale organike (e konvertuar plotësisht, ose në proces konvertimi) në vitin 2021 ishte 7794 hektarë (rreth 0.61% e totalit) dhe në Mal të Zi ishte 4404 hektarë (1.72% e totalit).

Sipas Eurostat, sipërfaqja e përdorur për prodhimin bujqësor organik në BE, vazhdon të rritet.

Ajo u zgjerua nga 14.7 milion hektarë (ha) në 2020, në 15.9 milion ha në 2021, ekuivalente me 9.9% të sipërfaqes totale bujqësore të shfrytëzuar në BE (utilised agricultural area, UAA).

Midis 2012 dhe 2021, sipërfaqja e përdorur për bujqësi organike, u rrit pothuajse në të gjitha vendet e BE-së.

Zona pothuajse u katërfishua në Portugali (+283%) dhe Kroaci (+282%), normat më të mprehta të rritjes brenda BE-së. Ajo gjithashtu u rrit me shpejtësi në Francë (+169%) dhe gjithashtu u dyfishua në Hungari (+125%) dhe Rumani (+101%).

Përqindjet më të larta të zonave të bujqësisë organike, brenda totalit të UAA ishin në Austri (26% në 2020), Estoni (23% në 2021) dhe Suedi (20% në 2021).

Lexo edhe :  Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Në të kundërt, pjesa e zonave me bujqësi organike ishte nën 5% në gjashtë vende të BE-së në vitin 2021, me përqindjet më të ulëta në Bullgari (1.7%) dhe Maltë (0.6%)./Monitor/

 

Të fundit

A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të...

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Krizë politike dhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për...

Izraeli “aprovon”, 25 tonë ndihma hidhen nga ajri në Gaza

Ndihmat humanitare janë hedhur nga ajri në qytetin Beit Lahiya të Gazës këtë të diel, në përpjekje për të zbutur krizën humanitare që po...

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e ri, me blerjen e kryer...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Lajme të tjera

Web TV