Ish ministri Ahmetaj u thirr dje në SPAK/ Zbardhen detaje të reja nga dëshmia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e ish ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj një ditë më parë, (22 qershor 2023) në SPAK.

Mësohet se ka sqaruar për prokuroren Enkeleda Millonai pozicionin e tij për incineratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Ahmetaj ka deklaruar se si ish Minister i Ekonomisë dhe si ish ministër i Financave nuk ka patur asnjë rol vendimmarrës për incinetatorët.

Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen, ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses Erjola Hoxha,me të cilën bashkëjeton që nga viti 2022.

Sipas Ahmetajt Zoto nuk ka patur vilë në Hamallaj që tia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka patuar asnjë rol vendimmarrës për inceneratoret.

Ish zëvendëskryeministri  ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton.

Ndërsa sa i takon vilës në Palas ish zevendeskryeministri ka pohuar se  nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyesni atë për sqarime, mëson gazetarja Keti Banushi.

Ahmetaj po hetohet për 4 akuza po prokuroria deri tani nuk i ka komunikuar asnjë akuze. Ndërkohë avokati i tij Henrik Ligori tha për Report tv  që Ahmetajt nuk iu atribua asnjë fakt penal, por ndaj tij hetohet për të gjetur fakte penale.

Të fundit

RTK në prag të kolapsit financiar, qeveria aprovon kredi 2.5 mln € për pagat e punonjësve

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka miratuar në parim kërkesën e Radio Televizionit të Kosovës për kredi...

Clinton: Do e nominoj Trump për Çmimin Nobel, nëse e ndal luftën në Ukrainë

Në një deklaratë të papritur dhe të habitshme, Hillary Clinton tha se do ta mbështeste Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen – nëse...

Shpërthen zjarr në një fabrikë: 5 persona humbin jetë, mbi 100 të plagosur

Një zjarr ka shpërthyer në një nga punishtet e prodhimit në një fabrikë në Rajonin Ryazan, sipas selisë operative rajonale. Të dhënat e fundit tregojnë...

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Reagon Luiz Ejlli: Fëmijët po mbyten në dhunë!

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Erald Xhejo. Ejlli përmes një instastory shprehet se fëmijët në vendin tonë janë...

Zjarret shkrumbuan pyjet, vetëm “detyrim paraqitje” për 4 piromanët e Beratit

Katër shtetasit e arrestuar dy ditë më parë, të dyshuar për zjarrvënie në zona të ndryshme në Berat, kanë dalë ketë të premte para...

Lajme të tjera

Web TV