FUNDI I TRISHTË i ‘Titan’! 5 pyetje pa përgjigje për shkatërrimin e nëndetëses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cilat ishin zhurmat e goditjeve?

Të mërkurën, u raportua për tinguj nën ujë gjatë kërkimit për nëndetësen e zhdukur ”Titan”. Në atë kohë, ajo ngjalli shpresa të reja se anëtarët e ekuipazhit mund të kishin sinjalizuar për ndihmë. Megjithatë, kundëradmirali Mauger tha se nuk duket të ketë ndonjë lidhje midis zhurmave nënujore të zbuluara gjatë misionit të kërkim-shpëtimit dhe vendndodhjes së mbeturinave në fund të detit. Mbetet e panjohur pra se cilat ishin zhurmat e goditjeve.

Pse pati një vonesë tetëorëshe përpara se të jepej alarmi?

”OceanGate Expeditions” është kritikuar për një vonesë tetëorëshe përpara se të lajmëronte Rojen Bregdetare të SHBA-së se kishte humbur kontaktin me ”Titan”-in. Anija u zhyt në orën 13:00 GMT, të dielën, rreth 650 kilometra, në juglindje të St John’s, Newfoundland. Por, afërsisht pas një ore e 45 minutash në zbritje, ajo humbi kontaktet. ”OceanGate” nuk e ka shpjeguar vonesën.

Pse u përdor kjo nëndetëse edhe pse ishin ngritur shqetësimet e sigurisë?

Një seri gabimesh të rëndësishme sigurie u bënë përpara se nëndetësja të zhdukej gjatë udhëtimit për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut.

Në një intervistë përpara se anija të humbiste, CEO i ”OceanGate” Stockton Rush – i cili ishte në bord – pohoi se duhet të kishte kufizime për masat paraprake të sigurisë. Ai i tha CBS se ”në një moment, siguria është thjesht një humbje e pastër”. Është zbuluar se ”OceanGate” ishte e përfshirë në një proces të madh gjyqësor për frikën për sigurinë e nëndetëses.

Ish-punonjësi, David Lochridge pretendon se ai u pushua nga puna pasi u ankua se anija nuk ishte në gjendje të zbriste në thellësitë ekstreme të nevojshme për të parë rrënojat e ”Titanic”-ut. Dosjet ligjore tregojnë se ”OceanGate” paditi Lochridge, i cili ishte “përgjegjës për sigurinë e të gjithë ekuipazhit dhe klientëve, për zbulimin e informacionit konfidencial në lidhje me ”Titan”-in. Megjithatë, Lochridge më pas paraqiti një kundërpadi duke pretenduar se ai ishte shkarkuar gabimisht. Në nëntor 2018, çështja u zgjidh jashtë gjykatës.

Lexo edhe :  Peshku sulmon dhe “ kafshon”gruan që pretendonte të ishte një sirenë në një akuarium

Pse nuk kishte një sinjal pamor sigurie emergjente?

David Pogue, një reporter i CBS Sunday Morning dhe ish-pasagjer i ”Titan”-it, zbuloi se ndërsa anija kishte humbur një herë vitin e kaluar ai vuri në dyshim sistemin e urgjencës së kompanisë. Ai tha se anija nuk kishte një sinjal pamor “kjo nëndetëse nuk ka asnjë lloj fener të tillë”.

Të fundit

Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal,...

Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore. Në një...

Koncert bamirësie për viktimat e zjarrit në Los Anxhelos

Koncerti i parë i madh bamirësie për të ndihmuar viktimat e zjarreve të fundit u mbajt në Los Anxhelos dhe performuan Nirvana, Billie Eilish,...

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në automjete të ndryshme, është goditur një rast...

Presidenti po jeton në 12 metra

Frrok Çupi Paska dhënë një intervistë nga qelia dhe duket se ka tronditur shumëkënd. Të mahnitur mbetën sidomos disa gazetarë të sapo ardhur në redaksi…,...

Lajme të tjera

Web TV