Këngëtari i njohur martohet për herë të katërt në moshën 89-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i famshëm i Four Seasons Frankie Vallee dhe ish-drejtuesja e marketingut të CBS Jackie Jacobs u bashkuan në martesë.

“Është e mrekullueshme që kam gjetur dashurinë edhe një herë në këtë fazë të jetës sime”, tha këngëtari 89-vjeçar për revistën People. Me këngën ‘Can’t Take My Eyes Off Of You’ ata shkëmbyen betimet e dasmës në një ceremoni private në hotelin Westgate në Las Vegas, vetëm ata të dy.

Kjo është martesa e katërt për këngëtarin e njohur për zërin e tij të veçantë dhe që ka shënuar më shumë se 35 hite – duke përfshirë “Sherry”, “December, 1963 (Oh, What a Night)” dhe “Grease” – në top listën e këngëve të Billboard Hot 40 100, si me grupin ashtu edhe si artist solo. Jacobs zbuloi se ata u takuan në një restorant në Los Angeles teksa darkonin me miqtë në vitin 2007.

“Kemi mbajtur kontakte përmes telefonit teksa ai më thirri dhe më kërkoi të dilnim në fund të 2015-ës dhe që atëherë jemi bashkë”, shtoi ajo. Edhe pse pothuajse 90 vjeç, Vallee ende performon me grupin e tij. Siç raporton Daily Mail, më 30 qershor ai do të shfaqet në Nju Jork dhe të nesërmen do të ngjitet në skenë në Hard Rock Live në Etess Arena në Atlantic City. St. Al.

Të fundit

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama....

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

35-vjeçari vdes nga vapa me vajzën 3-vjeçare në makinë

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Itali për shkak të vapës. Mediat italiane bëjnë të ditur se 35-vjeçari ishte në makinë...

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen penale që përfshin dhjetë të...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Lajme të tjera

Web TV