29 qershor 1444/ Beteja e Torviollit, Skënderbeu mposht ushtrinë osmane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënderbeu mposht një forcë osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme. Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besë-Lidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbnorë në luftë kundër Perandorisë Osmane. Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15,000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit. Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre. Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai me-zi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra. Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftrash të pandërprera të Gjergj Kastriotit.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV