Veliaj uron Kurban Bajramin në lagjen e re në Pezë/ Kemi ndërtuar një komunitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në festën e Kurban Bajramit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Elvis Naçin dhe Ilir Hoxhollin vizituan dje pasdite familjet e Lagjes së re që po rindërtohet në Pezë.

Përveç shtëpive të reja, për 25 familjet të dëmtuara në lagjen e re po kryhen dhe të gjitha punimet infrastrukturore për komunitetin e ri të kësaj zone.

“Shumica e njerëzve që kanë kontribuuar kërkojnë të mbeten anonim, të mos dalin në publik, por këta njerëz meritojnë të gjithë mirënjohjen dhe të gjithë dashurinë tonë. Kështu që, kudo qofshin, në Zvicër, në Australi, në Kanada, në Amerikë, në Argjentinë, në Japoni, nëse dikush ka dhënë një qindarkë, për ne këta janë donatorë më të rëndësishëm se vendet, se kombet, se industritë e mëdha që mund të kenë dhënë një pjesë të vogël të kontributitSot ne nuk kemi ndërtuar vetëm shtëpi, sot kemi ndërtuar një komunitet dhe sot nuk kemi prerë me gërshërë vetëm një lagje të re, por kemi ndërprerë një fill varfërie që nuk mbaronte kurrë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se në Pezë është rindërtuar çdo gjë nga e para.

“Kemi bërë shkolla të reja, kopshte, çerdhe, rrugë të reja dhe më në fund 25 shtëpi, vila, një mjedis komunitar. Unë besoj fort se kombet nuk maten sa e kanë bilancin ekonomik, financiar, por maten sa e kanë bilancin shpirtëror”, theksoi Veliaj.

Veliaj uron Kurban Bajramin në lagjen e re në Pezë: Kemi ndërtuar një komunitet

Të fundit

Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit...

Funari, ‘Zvicra e vogël’ që po tërheq turistët në Elbasan. Mungojnë…

Vetëm pak kilometra larg nga Elbasani dhe Tirana, mes kodrave të gjelbra ndodhet Funari, një perlë e fshehur që po shndërrohet në një nga...

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

Lajme të tjera

Web TV