Hamilton kërkoi ndryshimin e rregullores, replikon Verstappen: “Nuk flisje kur fitoje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

RedBull në këtë sezon duket i pakapshëm për rivalët, aq më tepër kur në njëvendëshen e saj është Max Verstappen që shfrytëzon në maksimum potencialin e makinës së tij. Holandezi udhëheq i sigurt me 69 pikë më shumë kampionatin se ndjekësi më i afërt Sergio Perez, teksa 25-vjeçari ka fituar gjashtë nga tetë garat sezonale.

Një distancë e cila sipas Lewis Hamilton e lejon RedBull-in të nisë dhe të mendojë për makinën e sezonit të ardhshëm, një luks që skuderitë e tjera nuk e kanë. Sipas britanikut, FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) duhet të nxjerrë një rregull që të gjitha skuderitë të nisin punën për sezonin e ardhshëm në të njëjtën datë. Por, kësaj deklarate të Hamilton i është kundërpërgjigjur Verstappen që ashtu si edhe në pistë nuk i “hap rrugë” 38-vjeçarit.

“Epo, jeta e është e padrejtë ndonjëherë dhe Hamilton duhet ta dijë këtë”, e nis fjalinë Verstappen që më pas kalon në kundërsulm ndaj britanikut.

“Nuk po flas vetëm për Formula 1, por jeta është e padrejtë në shumë aspekte të saj dhe ne duhet të përballemi me të dhe të mos ankohemi. Nuk mbaj mend që Hamilton të fliste për ndryshim të rregullave në kohën kur fitonte vetëm ai”, përfundoi dy herë Kampioni i Botës.

Sakaq, gara e radhës në Formula 1 është në shtëpinë e RedBull-it, Austri teksa këtë fundjavë është planifikuar edhe gara e dytë Sprint e sezonit pas asaj në Azerbajxhan.

Të fundit

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Lajme të tjera

Web TV