Ilaçi që Hipokrati sugjeronte të përdorej nga të gjithë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtogu është një nga bimët më të lashta e cila përdoret si kurë mjekësore, që trajton dhe shëron shumë probleme shëndetësore. Recetat e para mjekësore ku është përdorur shtogu janë zbuluar që në kohët e Egjiptit të lashtë.

Por shumë historianë kanë rënë në gjurmët e aftësive shëruese të shtogut, që në kohën e Hipokratit, babait të mjekësisë.

Sipas Hipokratit, shtogu ishte një thesar i mirëfilltë falë aftësive për të shëruar një sërë problemesh mjekësore. Të gjitha qytetërimet e lashta kanë pasur të drejtë për përdorimet e shtogut si një prej barishteve më të fuqishme kundër virozave.

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit.

Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq.

Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat./Fjala.al/

Të fundit

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh lufte, që do të përfshinin...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Lajme të tjera

Web TV