Në Shqipëri shkelen rregullisht të drejtat e punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë mungesë të madhe të punonjësve dhe valë të lartë të emigracionit të fuqisë punëtore, Shqipëria renditet ndër vendet e para në rajon përsa i përket shkeljes rregullisht të të drejtave të punonjësve.

Indeksi i të Drejtave Globale të Punonjësve tregon se Shqipëria nuk është përmirësuar gjatë 2 viteve të fundit, duke mbetur në nivelin 3 nga një sistem pikësimi, ku 1 është vlerësim i lartë dhe 5 është vlerësim i ulët.

Ekspertët e në vend thonë se paga nuk është më shkaku kryesor për të braktisur punën, por dhe kushtet që ofrojnë punëdhënësit.

Duhet të kujdesemi që punonjësit të qëndrojnë këtu dhe të trajtohen me dinjitet. Patjetër që kanë nevojë të paguhen më tepër seç paguhen tani dhe paga është një faktor kryesor që të qëndrojë në një vend por jo e vetmja. Puna në vetvete ka shumë elementë dhe nëse i respketojmë të gjithë këto element mudn të kemi njerëz që mund të qëndrojnë në Shqipëri”, u shpreh ekspertja Gentiana Hasalla.

Raporti i cili hartohet nën kujdesin e Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave dhe ILO-s tregon se si Shqipëria, por dhe vendet e rajonit kanë shkelur një sërë të drejtash të punonjësve të vendit të tyre.

Në një këndvështrim rajonal, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina gjenden në një grupshtetesh me ne, sa i përket shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të punonjësve. Ndërsa në një renditje më negative është Serbia e Maqedonia e Veriut, të cilat kanë shkelur sistematikisht të drejtat e punonjësve. Këto shkaqe sipas ekspertes Hasalla kanë sjellë dhe mungesën e theksuar të profesionistëve në treg.

“Është bërë gjithmonë më e vështirë për të gjetur profesione të llojeve të ndryshme në Shqipëri sepse njerëzit janë larguar për një punë më të mirë, që jo vetëm paguhet mirë por që t’i garanton të gjitha kushtet dhe respektohesh si punonjës. Sepse flasim që një e treta e jetës sonë si të rritur kalon në punë dhe si e tillë duhet të kemi kushte të mira patjetër. Shumica që largohen nga puna nuk e gjejnë një punë që i ofron këto kushte”, shtoi Hasalla.

Lexo edhe :  Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Në nivel europian e drejta më e shkelur e punonjësve është e drejta e grevave. Ndërkohë u është mohuar dhe “E drejta për drejtësi” në 31% të vendeve ku punëtorët nuk kishin akses ose ishte e kufizuar në drejtësi.

Në 10 botimet e fundit, Indeksi i të Drejtave Globale ka shënuar një rritje të ndjeshme në sulmet ndaj fjalës së lirë dhe tubimit nga 26% të vendeve në 2014 në 42% të vendeve në 2023.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV