Rritja e pagës minimale, cilat janë efektet që e pasojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke iu referuar vendimeve publikuara ndër vite konstatohet një rritje progresive e pagës minimale.

Deri në vitet 2004-2005 rritja e pagës minimale ka qenë pothuajse e pandjeshme. Rritjet më të ndjeshme kanë qenë mes viteve 2005-2006 si dhe në tre vitet e fundit.

Që nga 1 Prilli 2023 në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.113, datë 1.3.2023 është sanksionuar në pikën një të këtij vendimi ndryshimi i pagës minimale në Shqipëri në nivelin 40 000 lekë, duke shënuar kështu një rritje me 17.6% nga niveli i mëparshëm prej 34 000 lekëve.

Me këtë vendim qeveria shqiptare i përgjigjet situacioneve ekonomike që po kalon vendi, duke theksuar këtu inflacionin apo “krizën e çmimeve”.

Efektet që pasojnë rritjen e pagës minimale

Rritja e pagës minimale mund të cilësohet si një politikë e cila sjell efekte të shumëfishta të cilat vijnë si rrjedhojë e ndërlidhjeve zinxhir të proceseve në ekonomi.

Biznesi i madh dhe i mesëm edhe si më të konsoliduar në aspektin monetar kishin ndërmarrë politika të tilla indeksimi të pagave edhe para vendimit të Këshillit të Ministrave.

Kjo tregon që një vendim i tillë nuk do të sjellë efekte lidhur me këto nivele të sipërmarrjes. Ndryshe paraqitet situata lidhur me biznesin e vogël i cili do të jetë ai që do ta ndjejë më së shumti barrën e kësaj politike duke ditur edhe faktin që shumica e të punësuarve me pagë minimale vijnë pikërisht nga ky nivel sipërmarrjeje.

Rritja e pagës minimale me 6 mijë lekë, do të ndikojë edhe në rritjen e kostove të biznesit për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nëse i referohemi kufirit të mëparshëm prej 34 000 lekësh, kostot e kontributeve në sigurime shëndetësore përbënin shumën e 1 156 lekëve ndërsa kontributet në sigurimet shoqërore përbënin shumën e 8 300 lekëve, me një total të përgjithshëm prej 9 486 lekësh.

Lexo edhe :  Cilët janë faktorët që kanë rënduar skemën e pensioneve?

Nga kjo shumë Punëdhënësi detyrohej të paguante 3 808 lekë, ose 11.2% të pagës bruto, ndërsa Punëmarrësi 5 678 lekë e barasvlershme me 16.7% të pagës bruto.

Aktualisht me rritjen e kufirit për një pagë prej 40 000 lekë, pagesa për sigurimet shëndetësore është në shumën 1 360 lekë, ndërsa pagesa për kontributet në sigurimet shoqërore është në shumën 9 800 lekë, me një total të përgjithshëm prej 11 160 lekë.

Numri i të deklaruarve me pagë minimale

Në bazë të kërkesës për informim që Qëndresa Qytetare drejtoi ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me numrin e të deklaruarve me pagë minimale në sektorin publik u cilësua se ndër 84 000 punonjës në total në sektorin publik vetëm 500 prej tyre paguhen me pagë minimale. E thënë ndryshe 0.6% e punonjësve në sektorin publik paguhen me pagë minimale.

Të fundit

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Nga Shqipëria në Gaza, çfarë po gatuan Jared Kushner?

Interesi më i fundit i Kushnerit për pasuritë e paluajtshme ndërthur një shije për pronat ekzotike, aventurat dhe gjeopolitikën... Plani i Presidentit Donald Trump që...

Pas kurimit, rrëfehet Parashqevi Simaku: Ushtrohesha çdo ditë, pija ujë e jo raki…

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, rrëfen ditët e kurimit në spitalin e Nju Jorkut. Në gjendje tejet të...

Lajme të tjera

Web TV