Rikthehet pas 7 vitesh “El Nino”, nxehtësi ekstreme në të gjithë botën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shtatë vjetësh, klima e botës kërcënohet sërish nga El Nino. Fenomeni atmosferik i ngrohjes së Paqësorit tropikal qendror dhe lindor ka të ngjarë të sjellë nxehtësi rekord në pjesë të ndryshme të globit. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Ndërkombëtare Meteorologjike WMO.

“Ardhja e El Ninos do të rrisë shumë gjasat e thyerjes së rekordeve të temperaturës dhe do të shkaktojë më shumë nxehtësi ekstreme në shumë pjesë të botës dhe oqeane”, tha Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Deklarata e Organizatës Meteorologjike, shpjegon Taalas, “është sinjali i dërguar qeverive të botës për t’u përgatitur për të kufizuar ndikimet në shëndetin, ekosistemet dhe ekonomitë tona”.

Paralajmërimet e hershme dhe veprimet parandaluese kundër ngjarjeve ekstreme të motit të lidhura me këtë fenomen klimatik janë jetike për të shpëtuar jetë dhe mjete jetese, paralajmëron ËMO.

El Nino është një fenomen që rishfaqet mesatarisht e periodikisht në intervale nga dy deri në shtatë vjet dhe kohëzgjatja e tij është nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj. Ai mbërriti në vitin 2016, duke kontribuar, së bashku me efektin serë me origjinë njerëzore, për ta bërë atë vit më të nxehtin e regjistruar ndonjëherë. El Nino rrit reshjet në disa vende në Amerikën e Jugut, Shtetet e Bashkuara jugore, Bririn e Afrikës dhe Azinë Qendrore. Ai shkakton thatësira të rënda në Australi, Indonezi, pjesë të Azisë Jugore, Amerikës Qendrore e veriore dhe Amerikës së Jugut.

Fenomeni i kundërt i Nino, pra ftohja e Paqësorit tropikal qendror dhe lindor, quhet La Nina dhe përfundoi në fillim të vitit 2023.

 

Të fundit

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Deri në orën 20:00 të ditës së djeshme janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 20 janë shuar plotësisht....

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka fjetur mëndjen. Edhe 4 vjet...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Lajme të tjera

Web TV