Borxhi rekord i Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Borxhi total i Gjermanisë nuk ka qenë kurrë më i lartë – ai ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti.

Sipas Entit Federal të Statistikave, arsyeja kryesore e këtij borxhi kaq të lartë është mbi të gjitha rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike, por ka dhe shkaqe të tjera.

Borxhi total i shtetit në nivel federal, në nivel të landeve dhe të komunave, duke përfshirë borxhin e sigurimeve shoqërore, arriti në tremujorin e parë të vitit në rreth 2.406.6 miliardë euro.

Kaq ishte borxhi më 31 mars. Krahasuar me fundin e vitit 2022, kjo nënkupton një rritje prej 1,6 për qind, ose rreth 39 miliardë euro më shumë.

Vetëm borxhi i shtetit federal në tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 2,4 për qind, në rreth 1.660 miliardë euro.

Zyra Federale e Statistikave njoftoi se rritja e borxhit ishte kryesisht pasojë e “rritjes së nevojave për financim, si rezultat i krizës aktuale energjetike që lidhet edhe meagresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

Miliardat për energji dhe frenimin e çmimeve

Rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturat frenimin e çmimit të gazit dhe mbështetjen financiare për furnizuesit e energjisë. Prandaj, rritja e borxhit është kryesisht rezultat i buxheteve shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat pronë e veçantë.

Në nëntor të vitit të kaluar u krijua Fondi i Stabilizimit Ekonomik të Energjisë. Ky fond special vetëm në tre muajt e parë të këtij viti çoi në një rritje të borxhit publik me 73 për qind – me 22 miliardë euro në një total prej 52 miliardë eurosh, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Lexo edhe :  Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Gjithashtu, borxhi për zbutjen e pasojave të pandemisë u rrit me 53 miliardë euro dhe u krijua një fond special me shpenzime prej 802 milionë euro për nevojat e Bundeswehr-it gjerman.

Në Bavari janë ulur më së shumti borxhet

Kur bëhet fjalë për landet e Gjermanisë, ka pasur një rënie të lehtë të borxhit me 0,5 për qind në një total prej 604 miliardë eurosh. Bavaria uli më shumë borxhet e saj, me 16,8 për qind në rreth 32,45 milionë euro.

Renania Veriore Vestfalia ka borxhin më të madh – por ky land ka dhe numrin më të madh të banorëve. Ky land ka pasur në këtë periudhë rreth 3 për qind borxhe më shumë se para një viti – me gjithsej 236 milionë euro.

Mesatarisht, kjo nënkupton një borxh prej 13.065 euro për kokë banori në Gjermani.

Ndërsa në komuna, për dallim prej landeve, borxhet janë rritur me 1,9 për qind në gjithsej143 miliardë euro./ DW

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV