Leao flet për numrin e ri në fanellë: “10-ta është shumë i rëndësishëm, ka përgjegjësi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rafael Leao është numri 10 i Milanit me portugezin që këtë sezon e në vazhdim të eksperiencës me kuqezinjtë do t’i besohet një fanellë me shumë peshë jo vetëm për klubin italian, por edhe në botën e futbollit.

Një numër që e veshin lojtarët më të rëndësishëm ndërsa së fundmi, vetë Leao komenton në kanalin e vetë në Youtube besimin e klubit të Milanit. Leao shprehet se tashmë ndjen më shumë përgjegjësi dhe se i duhet që gjithë këtë besim t’ia kthejë në fushës drejtuesve të klubit.

“Numri 10 është padyshim shumë i rëndësishëm, një numër që të ngarkon me përgjegjësi. Tani duhet të jap maksimumin edhe si një formë falenderimi për besimin. Për mua është një mundësi të kem këtë përgjegjësi si numri 10. Kush është shoku i preferuar këtu te Milan? Ndjehem mirë me të gjithë, por kaloj shumë kohë me Bennacer, Saelemaekers, Bakayoko, Maignan, Adli dhe Ballo-Toure”, u shpreh Leao.

Të fundit

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! “Nuk jam e fiksuar me muskujt”

Modelja e njohur Loredana Brati është një nga personazhet me të komentuar në rrejt kohët e fundit që pas daljes nga “Big Brother Vip...

Musiala mungon deri në nëntor, Donnarumma i kërkon falje

Deklarata zyrtare në lidhje me testet e kryera nga Jamal Musiala pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar në ndeshjen PSG-Bayern në Kupën e Botës...

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë. Autoritetet bëjnë të ditur se...

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Lajme të tjera

Web TV