4 mln lekë për ulje dënimi, GJKKO dënon ish-gjyqtaren e Elbasanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e GJKKO ka dënuar me dy vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka.

Vyshka akuzohet për korrupsion dhe për këtë Gjykata , veç dënimit me 2 vite shërbim prove ka vendosur t’i heqë ish gjyqtares dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për tre vite.

Vyshka u arrestua më 22 korrik 2022, me avokatin mbrojtës Ilir Pashaj dhe Taulant Ramollari, Xhulio Musa e Andrea Tirana.

Fakti penal i hetuar, lidhet me një rast të korrupsionit aktiv/pasiv në sistemin e drejtësisë (në qytetin e Elbasanit), ku persona të interesuar/familjarë të një shtetasi të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.

Bëhet fjalë për një pagesë prej 4 milionë lekësh të vjetra, që këta shtetas po e diskutonin mes tyre, dhe do t’ja jepnin gjyqtares së çështjes, zonjës Zamira Vyshka. Zamira Vyshka, u akuzua për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV