4 korriku i ditëlindjeve, VIP-at që festojnë sot bashkë me Amerikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E njohur si Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korriku, nëpërmjet kinemasë, por edhe medias amerikane, kujtohet në të gjithë botën. Ndonëse me një vizitor të veçantë këtë vit në Shqipëri, ish-presidenti Bill Clinton, në një vizitë dyditore në Tiranë, faqet rozë dhe profilet në rrjetet sociale janë mbushur me urime për personazhet e njohur, duke filluar që nga kryeministri Edi Rama e deri te njerëz të tjerë të panjohur, që sot festojnë ditën e lindjes bashkë me Amerikën.

Sot, edhe festat private bëhen lehtësisht publike, mjafton të hidhni një sy nga personazhet që festojnë ditëlindjet.

Edhe Era Istrefi sot feston ditëlindjen, mbush 29 vjeç. Fenomeni ndërkombëtar tashmë ka gati projektet e reja, që me siguri presin të bëhen hite. Vetëm një ditë më parë, Era zbuloi edhe romancën e re të dashurisë me futbollistin Amir Rrahmani, ndërsa ditëlindjen e ka pritur në Greqi, në Mykonos, nga ku ka fryrë edhe qirinjtë e ditëlindjes. Motra e madhe, Nora, është gjithmonë aty për të festuar me motrën e vogël, çdo 4 korrik.

Edhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj, feston ditëlindjen e 36-të sot, por ndoshta jo në një festë të madhe: “Malësoret festojnë me djathë t’njomë. Sepse kështu më pëlqen t’i festoj ditëlindjet, në mal. Gëzuar ditëlindjen vetja ime! Je gocë me fat”, –shkruan ajo përkrah fotos me të bijën dhe djathin me një qiri në dorë.

Edhe vajza e madhe e Barack dhe Michelle Obama, Malia Obama, ka një ditë të veçantë sot – një festë e dyfishtë, që ajo i gëzohet çdo vit që kur ka lindur. Malia ka lindur më 4 korrik, ditën e pavarësisë, që do të thotë se ka jo vetëm ditëlindjen e saj të 25-të për të shijuar, por edhe festimet e 4 korrikut.

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Malia është jashtëzakonisht private, por nëna dhe babai i shpërndajnë shpesh postimet e saj në llogaritë e tyre të mediave sociale.

Reperi amerikan Post Malone konfirmoi se do të performojë në Singapor, në shtator. Në prag të ditëlindjes së tij të 28-të, ai lajmëroi se do të ketë koncerte edhe në qytete të tjera në Azi, duke përfshirë Bangkok, Manila, Taipei, Seul dhe Tokio. Koncerti i ardhshëm i artistit që feston sot ditëlindjen është pjesë e turneut të tij në Azi, “If Y’all Weren’t Here, I’d Be Crying”.

Të fundit

Korriku 2025, i treti më i nxehtë në histori!

Korriku i këtij viti ishte i treti më i nxehtë në histori mes të njëjtëve muaj pararendës, sipas agjencisë...

Mbi 240 mijë raste me dhjetëra viktima, çfarë është virusi Chikungunya

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA po i bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë vigjilentë përballë përhapjes së vazhdueshme të një virusi të transmetuar nga mushkonjat, i...

Hyjnë në fuqi tarifat e reja, Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata në zgjerimin e aktivitetit të...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

Lajme të tjera

Web TV