Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 30 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u plagosën më 4 korrik në një sulm rus në qytetin Pervomaiski në rajonin lindor të Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas, teksa ushtria ukrainase raportoi vazhdimin e luftimeve të ashpra në rajonin e Donjeckut.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha në Telegram se sulmi ndodhi rreth orës 13:35 me orën lokale, ku si pasojë u dogjën disa makina dhe u shpërthyen dritaret e një ndërtese banimi. Një foshnjë 10-muajshe dhe një fëmijë 1-vjeçar janë në mesin e të plagosurve, tha Synehubov.

Raketa goditi një parking jashtë ndërtesës së banimit në qytetin Pervomaiski, i cili është relativisht larg nga pikat e luftimeve në rajonin e Donbasit. Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, komentoi gjithashtu sulmin, duke thënë se Rusia sulmoi me “një predhë me eksploziv të lartë”.

Të dy, Synehubov dhe Yermak, postuan foto në Telegram, të asaj që ata thanë se tregonin dëmet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga sulmi. Në një pjesë tjetër të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Tarnavskiy, komandant i forcave jugore të Ukrainës, deklaroi se trupat ukrainase eliminuan me sukses armikun nga disa pozicione strategjike.

“Forcat e mbrojtjes po përparojnë në drejtimin [jugor]”, tha Tarnavskiy në Telegram. Sipas tij, njësitë e trupave raketore dhe artilerisë kryen 1,283 sulme gjatë ditës./REL

Të fundit

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

“Mbi 1 miliard euro”/ Rama bën bilancin e investimeve në Vlorë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun...

Presidenti Begaj për“Il Tempo”/ Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit...

Mesila Doda sqaron postimin pas kritikave/ Më shtrembëruan fjalët! Nënkuptova që…

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi...

Lajme të tjera

Web TV