Rritja e temperaturave dhe rikthimi El Nino, ja çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Temperaturat pritet të rriten më tej në pjesë të mëdha të botës pasi fenomeni El Nino u shfaq në pjesët tropikale të Paqësorit për herë të parë në shtatë vjet, tha sot Organizata Botërore Meteorologjike.

Një valë e madhe të nxehti ka përfshirë edhe pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

El Nino, një fenomen i ngrohjes së temperaturave të sipërfaqes së ujit në Oqeanin Paqësor lindor dhe qendror, është i lidhur me kushtet ekstreme të motit nga ciklonet tropikale, reshjet e dendura deri tek thatësirat ekstreme.

“Bazuar në modelet tona të parashikimit të motit, mes viteve 2023 dhe 2027 do të kemi një vit me temperatura rekorde në tokë, që do të tejkalojnë temperaturat normale me 1.5 celsius.

Kjo do të shkaktohet nga efekti El Nino dhe ngrohja antropogjene. Ndonëse nuk mund të përcaktojmë me saktësi, ne jemi pothuajse të sigurt se njëri nga pesë vitet e ardhshme do të jetë viti me temperaturat më të larta që nga koha kur ka filluar regjistrimi i tyre”, thotë Wilfran Moufouma-Okia nga Organizata Botërore Metereologjike.

Deklarata nga organi global konfirmoi një raport të publikuar muajin e kaluar nga Qendra e Parashikimit të Klimës në Administratën Oqeanike dhe Atmosferike të Shteteve të Bashkuara se fenomeni El Nino ishte rikthyer.

Viti më i nxehtë i regjistruar në botë, 2016, përkoi me një El Nino të fortë, megjithëse ekspertët thonë se ndryshimi i klimës ka shkaktuar temperatura ekstreme edhe në vitet pa këtë fenomen. Por, sipas Organizatës Botërore Metereologjike, ky rekord së shpejti mund të thyhet.

Ndërkohë edhe pjesët perëndimore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara po përjetojnë një valë të forte të të nxehtit. Temperaturat në Feniks të Arizonës arritën në 46.7 gradë celsius të hënën, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Lexo edhe :  Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

“Ndjeva një vapë të madhe, kështu që erdha në këtë park për t’u freskuar nën rrjedhën e ujit të ftohtë”, thotë Carlos Robles, banor i Arizonës.

“Është një vapë që të shkakton lodhje. Çdo veprim që bëjmë në këtë të nxehtë të madh, si nxjerrja e gjërave të nevojshme nga makina dhe sjellja e 12 fëmijëve në këtë park, shkakton një lodhje”, thotë Ka-desha Kinga, banore e Arizonës.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për temperatura tepër të larta për miliona amerikanë në Arizonën jugore, Teksas dhe shtete të tjera në jug. Kjo valë e të nxehtit pritet të zgjasë deri të premten.

Një valë të nxehti ka përfshirë edhe Britaninë, e cila tha se vendi përjetoi qershorin më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimit të temperaturave në vitin 1884.

Temperatura mesatare për muajin qershor në Britani arriti në 15.8 gradë Celsius. Kjo është pothuajse një shkallë më lartë se rekordi i mëparshëm prej 14.9 celsius i vendosur në 1940 dhe i përsëritur në 1976, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Metereologjike e qeverisë britanike.

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV